Për të katërtin vit radhazi Bukinist dhe Leximtari përmbyllen me sukses procesin e përzgjedhjes së librit më të mirë të vitit, përmes përzgjedhjes paraprake të shtatë librave në gjashtë kategori dhe të votimit online për një periudhë disa-javore. Fituesit për vitin 2019 janë librat: “Kakarina” në kategorinë e librit për fëmijë, ““N nji fije t’thelle gjaku” nga Ledia Dushi në kategorinë poezia shqipe, “Diktatori në kryq” nga Mira Meksi në kategorinë romani shqip, “Ishulli” nga Aldous Huxley sjellë në shqip nga Rudi Erebara për kategorinë romani i përkthyer, “Mbreti Zog pas dyerve te mbyllura” nga Erald Kapri në kategorinë “non-fiction” dhe “Forca e faktit” nga Hans Rosling për kategorinë e zhvillimit personal.
Bukinist.al dhe Leximtari falënderojnë përzemërsisht të gjithë pjesëmarrësit në votim, pasi përzgjedhja, shija dhe çmimi u takon atyre.
Njëherësh urojmë përzemërsisht autorët fitues: Rudina Çupi, Ledia Dushi, Mira Meksi, Erald Kapri, përkthyesin Rudi Erebara.
Vlerësime dhe urime shkojnë edhe për botuesit Botart, Onufri, Pema dhe Institutin Lumo Skëndo.
Ky votim online bëhet për të promovuar librat dhe autorët përgjatë gjithë kësaj periudhe dhe konsiderohet si një ndër nismat më serioze në vlerësimin e librit shqip.
Votimi online nisi më 25 Janar dhe u mbyll mbrëmë, më 22 prill 2020, ora 23.59. Votuesit që morën pjesë në votim patën mundësi që të përfitojnë kupona për të porositur libra tek Bukinist.al.
Standardet e sigurisë dhe transparencës janë ndjekur nga Departamenti i Zhvillimit në kompaninë Nettrade Albania.
Për efekt transparence, organizatorët kanë fiksuar rezultatet e mbylljes së votimit në atë orë, ndërsa çdokush, sipas kategorive mund të shkojë tek platforma Leximtari.al për të parë rezultatet.
Më poshtë po ndajmë me ju titujt më të mirë sipas kategorive ku u realizua votimi online.
Gjuha është arti me mbresëlënës që kanë shpikur njerëzit dhe që përdoret nga çdokush dhe çdo ditë. Sa shumë mesazhe, emocione e befasi përcillen përmes fjalëve! Por edhe humor, i cili na pëlqen të gjithëve.
Në këtë përrallë fjala është si një fëmijë çapkën e i hareshëm, qe bën rrengje dhe i zbulon magjitë e botes duke luajtur. Librat e serisë “Fjalistike” jane si kënd argëtimi fjalësor , ku luhet me format e fjalëve, me përbërësit e tyre, me kuptimet, theksin, rimat, ritmin, tingullimitimet, antonimet e sinonimet, shprehjet frazeologjike etj. Aventura fantastike – fjalistike të presin, vogëlush!
“N nji fije t’thelle gjaku” nga Ledia Dushi
Ledia Dushji rikthehet pas shume kohesh me nje vellim poetik. E konsideruar nder poetet me te mira te pas viteve ’90 autorja sjell prurjet e saj me te fundit, duke deshmuar nje nivel te larte te perdorimit te teknikave poetike
Studiuesi Prof. Dr. Ardian Kyçyku shprehet për vëllimin se lexuesit kanë mundësinë “për të gjetur poezinë e epërme, atë që krijohet për hir të mbijetesës e përkryerjes shpirtërore, janë shumëfishuar. Kjo tingëllon si sajesë, por, për fat të mirë ndodh, dhe ndodh edhe falë dyndjes së të ashtuquajturve stile, mjete, shkolla, vizione poetike etj, pavarësisht se sasia e këtyre të fundit duket sikur e ka shfarosur përfundimisht cilësinë. Poezia e mirëfilltë fton dhe gjen. Poezia e Ledia Dushit nuk vjen në shqip nga diku e dikur, sepse është kudo e kurdo për lexuesin e përkushtuar. Ajo fton heshturazi vetëm ata që janë në gjendje ta përjetojnë, ose ata që ëndërrojnë dëshpërimisht rritjen shpirtërore përmes poezisë.
Diktatori ne kryq nga Mira Meksi
Me një penë mjeshtërore dhe me detaje nga më fantastiket, Mira Meksi ka ndërtuar prototipin e Diktatorit të Luftës së Ftohtë dhe Vetminë e tmerrshme të pushtetit absolut. Satira, ironia e thellë, thrilleri, suspensi policesk dhe rrëfimi magjik kanë mbrujtur lëndën e mrekullueshme të këtij romani me dramacitet të lartë. Diktatori përjeton ditët e fundit të jetës. Përpara syve të mendjes i shfaqet e gjithë ekzistenca e tij, që nga dashuria në Paris, lufta, pushteti, krimet, tradhtitë, vrasja e Fesë, izolimi, hipokrizia e pamatë dhe deri te makthi rrëqethës nga hijet e të vdekurve dhe të gjallëve…Ai projekton kthimin nga Vdekja. Nëpërmjet Reliktes së Shenjtë të Ringjalljes. Kërkon një mundësi të dytë në tokë. Për të qenë ndryshe.
4.KATEGORIA ROMANI I PERKTHYER
“Ishulli” nga Aldous Huxley sjellë në shqip nga Rudi Erebara
Aldux Huxley vjen me romanin më të mirë të tij, pas librit “Më e mira e botëve”: Tashmë, autori na sjell një realitet utopik, sesi mund të jetë vendi ideal. I tillë është edhe ishulli i tij, i cili mbetet modeli i shoqërisë ideale, që jeton në harmoni absolute. Në romanin e tij të fundit, i cili është konsideruar më i rëndësishmi prej tij, Aldous Huxley na dërgon në ishullin e largët të Paqësorit, Pala, ku një shoqëri ideale ka lulëzuar për 120 vjet. Pashmangshmërisht, ky ishull i lumturisë ndjell zilinë dhe armiqësinë e botës që e rrethon.
Libri është përkthyer nga Rudi Erebara, romancier dhe përkthyes i njohur i një sërë autorësh, mes të cilëve edhe dy librat e Aldous Huxley.
“Mbreti Zog pas dyerve te mbyllura” nga Erald Kapri
Ky libër rrëfen historinë e panjohur të Mbretit Zog për të rifituar fronin. Në vitet e Luftës së Dytë Botërore, Ahmet Zogu u kthye në lajm, jo vetëm si “Mbreti i pashëm i vendit më romantik të Europës”, bashkëshorti i “Trëndafilit të bardhë të Hungarisë”, “Duhanpirësi më i madh i kohës”, “Mbreti i çuditshëm”, “Monarku i maleve”, “Mbreti me thesar me vete” që jetonte në një kat të tërë të hotelit më të njohur të Londrës, por edhe si monarku i vetëm që shprehej i gatshëm të kthehej me armë në dorë. Një histori që ndodhi pas “dyerve të mbyllura”. Libri tregon prapaskenat për njohjen e Zogut si kreu i shtetit shqiptar në mërgim, ndikimin e kryeministrit britanik, Uinston Çërçill, liderit të Bashkimit Sovjetik, Stalinit dhe Presidentit të SHBA-ve, Frenklin Ruzvelt. Erald Kapri vjen me librin e dytë, pas studimit “Sekretet e luftës”.
Forca e faktit nga Hans Rosling
Një nga bestseller-at absolut botëror të momentit: Ka veç një qëllim në vetvete ky libër: të na bëjë ta shohim botën siç është, përmes fakteve. Në këtë libër jepen dhjetë arsye pse perceptimi ynë për botën është i gabuar dhe se gjendja është më e mirë nga sa duket. Ish-presidenti amerikan Obama thotë: Duke na hapur sytë para fakteve dhe duke na mbrojtur nga shumë paragjykime të trashëguara, ky libër na ngjall shpresën në zotësinë e njerëzimit për të ecur përpara”
Sado të thjeshta që të jenë pyetjet mbi zhvillimet kryesore në botë, si për shembull ato që kanë të bëjnë me përqindjen e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme, me arsyet e rritjes së popullsisë së botës apo me numrin e femrave që përfundojnë shkollën fillore, përgjigjet e dhëna janë vazhdimisht të gabuara. Përgjigje nga gazetarë të famshëm, fitues të çmimeve Nobel dhe bankierë të suksesshëm, nuk arrijnë as në nivelin e përgjigjeve të zgjedhura kuturu nga një majmun për nga saktësia.
Në librin “Forca e Faktit” profesori i Shëndetësisë Botërore dhe ligjëruesi me famë ndërkombëtare, Hans Rosling, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij besnikë, Anna dhe Ola, na jep një shpjegim të padëgjuar, rrënjësisht të ndryshëm nga të tjerët, të arsyeve pse kjo ndodh. Ai na zbulon dhjetë instinktet që na çojnë drejt përfundimeve të gabuara.
Çmimet e Bukinist dhënë ndër vite i gjeni tek