Strategjia fituese
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.1, 350.00 LÇmimi i tanishëm është: 1, 350.00 L.Dëshiron të marketosh më mirë biznesin? Ky libër është për ty! Mbështetur në përvojën e tij 10-vjeçare dhe në studimin e marketerëve më të mirë në botë, Renato Civili, ekspert i mirënjohur i marketingut në Shqipëri, të tregon hap pas hapi si të krijosh strategji të marketingut dixhital që të ndihmojnë: të rrisësh shitjet dhe të ardhurat; të fitosh klientë; të ndërtosh një biznes dhe brend të suksesshëm; të dallohesh nga konkurrentët; të ushtrosh më shumë ndikim dhe autoritet në treg. Të gjitha këto i ke vetëm 10 hapa praktikë larg. A ke guxim t’i zbatosh?
Sekreti i fundit – Dan Brown
2, 000.00 LShkrimtari numër një i trillerëve në botë, Dan Brown, rikthehet me një tjetër aventurë marramendëse të profesorit Robert Langdon. Një kryevepër dinamike, plot të papritura dhe thellësisht provokuese, që rrezikon të përmbysë shekuj të tërë besimesh. I sjellë në shqip nga shtëpia botuese Dudaj, ky botim është më i kërkuari i momentit kudo në botë.
Siguroni kopjen tuaj nga Leximtari para se të shterojnë rezervat.
Jam mysliman – Ben Blushi
1, 200.00 LNjë rrëfim satirik nga Ben Blushi mbi islamizimin dhe dilemat e identitetit në Tiranën moderne. Protagonisti udhëton nga skepticizmi drejt dorëzimit, në një histori që sfidon kufijtë mes shtetit dhe fesë. Një libër shqip thelbësor për të kuptuar tranzicionin shpirtëror të shoqërisë sonë.
I burgosuri – Freida McFadden
1, 400.00 LEdhe një tjetër roman tronditës i Freida McFadden vjen në shqip, i cili të mban të mbërthyer deri në faqen e fundit me të papriturat e njëpasnjëshme. “I burgosuri” na sjell historinë drithëruese të Bruk Salivanit, në një eksplorim të thellë të kujtesës, besimit dhe ndikimit të traumave të së kaluarës në të tashmen. Një thriller i mbushur me sekrete, rrezik dhe tradhti që nuk duhet ta humbisni, tashmë i disponueshëm në Leximtari.
Qiramarresja
1, 400.00 LMbretëresha e kthesave psikologjike dhe autorja bestseller nr. 1 e serisë fenomen “Shërbëtorja”, Freida McFadden, godet sërish me një triller të ri tronditës. Një histori e fuqishme dhe magjepsëse mbi hakmarrjen, privilegjin dhe sekretet e errëta që kthehen në helm brenda mureve të shtëpisë. A mund t’i besoni vërtet atij që fusni në shtëpi për të jetuar me ju? Zbuloni këtë makth të vërtetë që do t’ju mbajë zgjuar tërë natën, ekskluzivisht në Leximtari.
E paftuara
1, 400.00 LPas suksesit të jashtëzakonshëm të “Shërbëtorja”, autorja bestseller e New York Times, Freida McFadden, rikthehet me “E paftuara”, thrillerin e saj më të suksesshëm e të frikshëm. Në një natë të errët me stuhi, një vajzë e mitur e mbuluar me gjak shfaqet në dritaren e një shtëpie të izoluar, duke mbajtur një thikë dhe një sekret vdekjeprurës. Eksploroni se deri ku mund të shkojë ajo për të mbijetuar. Gjeni këtë libër që lexohet me një frymë, ekskluzivisht tek Leximtari, duke nisur nga data 3 korrik 2026!
Nje dite tjeter …
1, 200.00 LNje histori njerezore qe vjen e rrefyer sinqerisht dhe thellesisht per perballimin me semundjen nga autorja Mira Kazhani, gazetare dhe vlogeriste e njohur. Nje histori personale qe mund te jete historia e cdo gruaje qe ka kaluar nje beteje te veshtire me kancerin.
48 ligjet e pushtetit
2, 000.00 L48 Ligjet e Pushtetit nga Robert Greene, botuar nga PEMA, është një nga veprat më të njohura dhe më të diskutuara mbi natyrën e pushtetit, strategjinë dhe ndikimin njerëzor. Ky libër bestseller u drejtohet çdo lexuesi që dëshiron të kuptojë mekanizmat realë të fuqisë, qoftë për ta përdorur, për ta vëzhguar apo për t’u mbrojtur prej saj.
Në Leximtari, kjo vepër vjen si një lexim thelbësor për çdo lexues që kërkon të lexojë pushtetin jo si ideal moral, por si realitet shoqëror.
Gruaja e burrit tim
1, 200.00 LAutorja bestseller me mbi 1 milion kopje të shitura, e njohur si mbretëresha e kthesave të papritura, Alice Feeney, godet përsëri me romanin e saj më të ri. “Gruaja e burrit tim” vjen si një rrjetë e rrezikshme mashtrimesh, fiksimesh dhe misteresh që do t’ju mbajë në ankth deri në faqen e fundit. Përgatituni për thrillerin martesor më sfidues që keni lexuar ndonjëherë dhe hyni brenda Dylbisë—nëse guxoni—për të zbuluar një histori ku asgjë nuk është ashtu siç duket, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
E fshehta e sherbetores
1, 200.00 LNese iu ka pelqyer Sherbetorja dhe doni qe makthi dhe magjia e leximit te vijoje me kete thriller fantastik, erdhi edhe romani tjeter i Freida McFadden, E fshehta e sherbetores. Me perkthimin e Nikolla Langore dhe hedhur ne qarkullim nga Bota Shqiptare, kete roman te paharrueshem e gjeni tek Leximtari
Sherbetorja
1, 200.00 LBestseller i New York Times, USA Today dhe Wall Street Journal, si edhe fitues i çmimit ITW 2023. Kjo histori me kthesa të pabesueshme do t’ju mbajë të mbërthyer pas librit deri natën vonë. Shërbëtorja tashmë mbetet thrilleri më i lexuar i momentit edhe nga lexuesit shqiptarë, duke arritur rekorde absolute shitjesh në 3 vitet e fundit