Sipas Kategorisë
Filtro
Po shfaqen 73–96 nga 109 përfundime gjithsejRenditur sipas më të rejave
Roman natyral
Georgi Gospodinov është padyshim një nga autorët më të rëndësishëm të kohës tonë, fitues i çmimit ndërkombëtar “Booker’’ më 2023, i cili me krijimet e tij autentike vazhdon ta “mbërthejë’’ lexuesin pas një proze që kalon shpeshherë dhe kufijtë e imagjinatës. I vlerësuar nga kritika si autori i cili “zgjoi’’ letërsinë bullgare nga gjumi i komunizmit, Gospodinov ka një narrativë që tejkalon rregullat e romanit të njohur dhe pranuar deri në atë kohë duke shpëtuar veten dhe letërsinë.
Keqkuptimi – Ledia Xhoga
Ledia Xhoga me romanin “Keqkuptimi” ka hyrë në listën e të nominuarve për çmimin prestigjioz Booker Prize 2025. Ky roman u botua fillimisht ne anglisht dhe tashme po vjen ne shqip nga shtepia botuese Dudaj
Fjalor familjar – Dudaj
Nje liber per Emin
Shtepia dhe palma
Te martat me Morin
Nje roman tejet kuptimplote per raportet e jetes me vdekjen, per menyren sesi njeriu perballet me semundjen dhe per empatine njerezore, – e cila eshte percjelle thjeshte dhe ndjeshem ne raportet e studentit me profesorin e cili ndan pervojat e nje jete te tere te cilat mund te sherbejne per secilin prej nesh. Nese ka nje liber kaq te thelle per momentet e mbrame te jetes njerezore, sa Vdekja e Ivan Iliç i Lev Tolstoit, padyshim qe ky roman eshte Te martat me Morin
Ujku i stepes
Seksi i dyte 1 – Faktet dhe mitet EM
Shkrimtarja Simone de Beauvoir në veprën e saj i mëshon në mënyrë të vazhdueshme kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Në krijimtarinë e saj të pasur, e cila përfshin gjini të ndryshme, si romane, ese, vepra autobiografike e teatrale, mund të thuhet pa dyshim se vendin e parë e zë Seksi i dytë, vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese dhe referencë e lëvizjeve feministe botërore.
Kopshti i takimeve te fshehta
Një histori që alternohet mes botës magjike të Parkut Uarton në Angli dhe Tajlandës gjatë Luftës së Dytë Botërore, e mbushur me sekrete, pasione e gënjeshtra dhe në fund me shpagim, kjo është në qendër të këtij romani romantik e prekës.
Ngadalesia
Lexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes. Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë ekzibicionistë, për të cilët jeta është thjesht një shfaqje e përhershme, e zbrazur nga çdo intimitet dhe çdo gëzim.
Keshtjella-Dudaj
Ky roman është një nga më të rëndësishmit të autorit i cili të fut në një botë të pazakontë, ku një i huaj përpiqet të depërtojë në një sistëm të mbyllur dhe të pakuptueshëm. Secili hap e çon më thellë në mister, mes personazhesh të çuditshëm, ai përpiqet të gjejë vend për veten, por çdo rrugë duket se e çon në më shumë pasiguri.
Festa e kotesise
Dhe, në vend që të ketë kujdes, Kundera më në fund e realizon ëndrrën e tij të vjetër estetike – dhe Festa e kotësisë mund të konsiderohet si sintezë e gjithë veprës së tij. Një sintezë e çuditshme. Një epilog i çuditshëm. Një e qeshur e çuditshme, e frymëzuar nga epoka jonë, që është komike, sepse ka humbur çdo sens humori. Çfarë mund të themi më shumë? Asgjë. Vetëm lexojeni.
Seksi i dyte 2 – Pervoja e jetuar
Shkrimtarja Simone de Beauvoir në veprën e saj i mëshon në mënyrë të vazhdueshme kërkimit të moralit të vërtetë dhe kritikës ndaj traditës dhe konformizmit. Në krijimtarinë e saj të pasur, e cila përfshin gjini të ndryshme, si romane, ese, vepra autobiografike e teatrale, mund të thuhet pa dyshim se vendin e parë e zë Seksi i dytë, vepër madhore, tashmë e famshme në të gjithë botën, frymëzuese dhe referencë e lëvizjeve feministe botërore.
Nje takim – Milan Kundera
Me kalimin e viteve, Kundera na ka mësuar ta shikojmë romanin si një krijesë të brishtë dhe të çmuar, që jeton në një histori të vetme: por kurrë nuk na e kishte zbuluar në mënyrë kaq të qartë dhe magjepsëse fizionominë e romancierit dhe fiziologjinë e tij të dhimbshme, jetike, të fshehur.
Krim dhe ndeshkim
Një nga majat më të larta të letërsisë botërore, e renditur shpesh krah kryeveprave absolute të njerëzimit. Ky botim monumental vjen në gjuhën shqipe nga shtëpia botuese Argeta LMG, përmes përkthimit mjeshtëror të Sokrat Gjerasit, të cilit iu deshën mbi një dekadë punë për të sjellë në jetë dilemat e studentit Raskolnikov. Një eksplorim i pashoq i mendjes njerëzore, fajit dhe shpengimit, që nuk duhet të mungojë në asnjë bibliotekë personale. Zbuloni këtë thesar të letërsisë klasike ruse ekskluzivisht në Leximtari.
Narcisi dhe Gojari
Lehtësia e padurueshme e qenies
“Lehtësia e padurueshme e qenies” është një hulumtim me stil nga Milan Kundera, i cili na çon drejt e te vetja, te të tjerët, te jeta e dhunshme dhe te drama e shpresave delikate. Një arritje e madhe e njërit prej shkrimtarëve më të shquar të kohës, kjo romancë madhështore përfshin pasionet dhe politikën, pabesinë dhe idetë, duke ndriçuar të gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore nën hijen e historisë. Zbuloni këtë kryevepër të letërsisë botërore, tashmë të disponueshme në Leximtari.
Mosdija – Milan Kundera
Në këtë roman, Milan Kundera është marrë me konceptet e mungesës, kujtesës, harresës dhe mosdijes dhe i ka shndërruar ato në një roman të shkëlqyer dhe mallëngjyes.
I huaji – Kamy Fan Noli
“I huaji” (L’Étranger), kryevepra e Albert Camus, rrëfen historinë e Merso-së, një njeriu të distancuar emocionalisht nga shoqëria dhe rregullat e saj. Pas një vrasjeje të papritur, ai përballet jo vetëm me drejtësinë, por edhe me gjykimin për mënyrën se si jeton, ndien dhe e sheh botën. Një roman i fuqishëm mbi absurdin, vetminë, lirinë dhe kërkimin e kuptimit të ekzistencës.
Burri qe keqyr
Nje roman i jashtezakonshem, i shkruar mjeshtrisht nga Alberto Moravia qe prek temat tabu te shoqerise ne shekullin e XX qe nga ideja nese ka nje evolucion te instikteve njerezore, deri tek raportet mes brezave. Ky roman eshte shqiperuar nga Diana Kastrati dhe eshte hedhur ne qarkullim nga Shtepia Botuese Dituria