Stilton 47 – Eksploratore me mauntain bike
500.00 LNisem te hetonim dhe te zbuluam se behej fjale per nje keshtjelle legjendeare. Furcepaster Perteqoshja, themeluesi i Miusherise, ia kishte dhuruar nuses se tij bukuroshe. Deshironi t’i njihni te fshehtat e kesaj keshtjelle? Pas meje, do te jete nje aventure e paharrueshme! Histori miushore!
Mëndafsh
900.00 LRomani i jashtëzakonshëm “Mëndafsh” nga Alessandro Baricco, një prej shkrimtarëve italianë më të vlerësuar nga kritika, sjell një histori poetike dhe të paharrueshme. Ndiqni udhëtimet magjepsëse të Hervé Zhonkur mes Europës dhe Japonisë, në një rrëfim delikat mbi dashurinë e heshtur, dëshirën dhe kërkimin e pafundmë emocional. Zbuloni këtë bestseller ndërkombëtar, tashmë i disponueshëm në Leximtari.
Mrekullia e madhe – Viola Ardone
1, 200.00 LProza intensive, origjinale, plot muzikalitet e Viola Ardones na tregon se dashuria e të tjerëve nuk varet kurrë vetëm nga ne. Ky është misteri, por edhe mrekullia e dashurisë. Ky libër vjen me përkthimin e Agim Doksanit dhe hidhet në qarkullim nga shtëpia botuese Dituria
Kopshti i luleve sekrete
1, 000.00 LNga autorja e romaneve Shtegu i parfumeve dhe Vajza e mjaltit, bestsellerë në klasifikimet italiane dhe të huaja, vjen këtë herë një histori e re, që zor se shlyhet nga kujtesa: një lidhje e këputur, dy vajza që gjejnë sërish rrënjët e tyre. Sepse edhe gonxhja më e pambrojtur, mund të lulëzojë mbushur me petale dashurie.
Bija e ishullit – Soraya Lane
1, 250.00 LBija e ishullit, pjesë e serisë bestseller “Bijat e Shtëpisë Houp”, është një udhëtim që të çon në ishujt grekë plot diell dhe peizazhe përrallore, ku fshihet një sekret, që vetëm Ela mund ta zbulojë.
Zoti i pyjeve
1, 400.00 LDuke hapur fletë pas flete të fshehtat e familjes Van Laar dhe të bashkësisë së punonjësve që jetojnë nën hijen e saj, romani “Zoti i pyjeve” nga Liz Moore e tërheq lexuesin në një dinasti të mbushur me mistere, heshtje dhe mundësi të dyta. I ndërtuar me shumë linja rrëfimi dhe i përkthyer në shqip nga Agim Doksani (botuar nga Bota Shqiptare), ky thriller drithërues ju fton të zbuloni të vërtetat e errëta që fshihen pas dyerve të mbyllura, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Te kesh gjithcka
1, 000.00 L“Të kesh gjithçka” nga Marco Missiroli është një roman fort i nderë dhe i thellë rreth pasioneve që na mbajnë gjallë, rreth dashurive që nuk harrohen kurrë dhe rreth atyre që shkruajnë fatin e vet duke ndezur flakë shpirtin. Ku do të doje të ishe me një milion euro më shumë dhe disa vite më pak mbi shpinë? Kjo është pyetja që e nxit Sandron, një lojtar bixhozi të zhuritur nga dëshira për të fituar, të kthehet në shtëpi dhe të përballet me të atin në ndeshjen e tyre më të madhe. Një rrëfim therës mbi trashëgimitë e fshehura familjare dhe sfidën e përhershme ndaj fatit, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Giovanni Falcone – Vetëm është kuraja
1, 700.00 L“Giovanni Falcone. Vetëm është kuraja” është një roman i fuqishëm nga shkrimtari i njohur Roberto Saviano, i cili hedh dritë mbi një faqe vendimtare të historisë së Italisë. Duke ndjekur hapat e gjyqtarit antimafia që guxoi të sfidonte “oktapodin” sicilian, libri tregon historinë e një njeriu që, pikërisht në kulm të karrierës dhe misionit të tij, përjetoi njëherazi kulmin e izolimit të plotë. Zbuloni këtë dëshmi prekëse mbi guximin dhe drejtësinë, tashmë të disponueshme në Leximtari.
Ne mendjen e hipnotizuesit
1, 500.00 LMe mbi 15 milionë kopje të shitura në mbarë botën, mjeshtri i trillerit nordik, Lars Kepler, rikthehet me një tjetër histori të errët dhe të frikshme në shqip. Një vrasës serial mban nën terror Stokholmin, duke filmuar viktimat para se t’u marrë jetën. Shpresa e vetme e policisë është një ekspert i famshëm i hipnozës, por zhytja në kujtesën e një dëshmitari të traumatizuar do të zgjojë fantazmat e së shkuarës së vetë mjekut. Një roman psikologjik që do t’ju mbajë pezull deri në faqen e fundit, tani në Leximtari.
HISTORI ARRATIE E QËNDRESE- Pegi
1, 200.00 LHistori arratie e qëndrese është vëllimi i tretë i sagës napolitane, pas romaneve Mikesha gjeniale dhe Mbiemri i ri. Saga napolitane është botuar në 40 vende të botës dhe deri më sot, ka shitur rreth tre milionë kopje.