Nje liber qe iu ndihmon ne drejtimin e biznesit tuaj

loja e pafundme

Review rreth librit “Loja e pafundme” e Simon Sinek, përkthyer nga Granit Zela dhe botuar nga Minerva

Brendan BROOKS

Simon Sinek e shkroi librin “Loja e pafundme” për pronarët e biznesit dhe udhëheqësit sepse biznesi nuk është si sporti, – një lojë e fundme. Lojërat e fundme kanë një objektiv fiks dhe të dakordësuar. Loja përfundon kur ai objektiv është arritur. Rregullat njihen gjithashtu dhe janë të pranuara, bashkë me teknikat dhe aftësitë e kërkuara për të marrë pjesë në to.

Simon Sinek kapet mbi keqkuptimin e zakonshëm që kanë shumë drejtues se biznesi është gjithashtu një lojë e fundme. Ata besojnë se ekziston një pikë përfundimtare për të fituar, që diktohet nga përkufizimi tradicional i korporatës, e cila synon për të rritur vlerën për aksionarët.

Këto koncepte, – Loja e fundme dhe Loja e pafundme, – vjen nga James P. Carse, dhe (të paktën për mua) gjithashtu evokon “Mendësinë” e Dr. Carol Dweck dhe i zhvillon ato më tej në lidhje me përgjegjësinë sociale të korporatave, udhëheqjen dhe strategjinë e biznesit.

Loja e Pafundme është një thirrje për pronarët e biznesit dhe udhëheqësit për ta parë biznesin si një lojë të pafundme, me objektiva që shkojnë përtej fitimit. Ndërsa ekzistojnë rregulla ligjore, nuk ekziston një mënyrë standarde e operimit brenda tyre. Nuk ezkiston asnjë sirenë me kohë të plotë dhe as mundësi për të fituar; kështu që, qëllimi është të qëndrojmë në lojë për aq kohë sa të jetë e mundur. Të luash Lojën e Pafundme do të thotë të përgatitesh për tu përballur me atë që të shtron mjedisi i biznesit. Të mos jesh i trullosur dhe i përqendruar vetëm tek fitimi do të thotë që ne mund të jemi të shkathët dhe inovatorë dhe të ofrojmë një vlerë më të madhe.

Sinek përcaton pesë praktika thelbësore për të luajtur Lojën e Pafundme:

Zhvilloni një Kauzë të Drejtë;

Ndërtoni Ekipe Mirëbesimi;

Studioni Rivalët tuaj të Denjë;

Përgatituni për Fleksibilitet Ekzistencial

Demonstroni Guxim për të Drejtuar;

Tamam si tek libri “Fillo me pse”, Kauza e Drejtë është baza e të gjitha praktikave. Ajo është e vetmja gjë që drejton vendimmarrjen brenda secilës. Ajo është diçka që është gjithëpërfshirëse, ka ndikim të jashtëm mbi njerëzit dhe shërben për të frymëzuar angazhimin për të luajtur Lojën e Pafundme. Një Kauzë e Drejtë nuk është një qëllim apo rezultat, nuk është një fund. Kauza e Drejtë është ajo që i drejton mjetet. Një Kauzë e Drejtë i bën vendimmarrësit të marrin në konsideratë stafin, klientët, mjedisin dhe barazinë sociale përpara fitimit kur marrin vendime rreth kursimit të kostove.

Ndonjëherë, veçanërisht kur lexoni pjesën më të madhe të këtij libri në një kohë të shkurtër, terminologjia fillon të të duket si një ushtrim me faza. Kjo është një nga të vetmet kritika të miat për përmbajtjen e librit. Unë e ndjej se autori krijon një frazë për të përshkruar diçka që kuptohet lehtë me frazat paraardhëse. Një shembull është tek praktika e dytë thelbësore: Ndërtoni Ekipet e Mirëbesimit. Brenda kësaj, Sinek flet për Zbehjen Etike. Zbehja Etike me të vërtetë është sjellje e normalizuar joetike, e ndikuar shpesh nga lart poshtë. Me kalimin e kohës, Sjellja Etike, e bazuar si sjellje joetike, përjashtohet gradualisht si pjesë e kulturës së ekipit. Natyrisht, është një gjë e keqe.

Ndërtimi i një Ekipi Mirëbesimi nënkupton transparencë dhe hapje, inkurajimin e ndarjes së shqetësimeve pa presion për të fshehur ose shtypur çështje që duhet të dalin në shesh në mënyrë etike. Ajo që më rezonoi më shumë ishte praktika e tretë thelbësore, Studioni Rivalët tuaj të Denjë. Në vend që të shikoni konkurrencën tuaj si antagoniste për t’ju larguar, ose për t’u konfliktuar, zgjidhni një konkurrent për studim, – si një Rival të Denjë. Ju mund të mësoni nga veprimet e tyre, të krahasoni pikat e forta dhe të dobëta dhe të frymëzoheni për tu përmirësuar. Në një Lojë të Fundme, beteja rivale bëhet për të fituar ose humbur: Në një Lojë të Pafundme, rivalët orientojnë njëri-tjetrin dhe të dy ia dalin mbanë.

Praktika e katërt thelbësore, – Përgatitja për Fleksibilitetin Ekzistencial, – është një pjesë tjetër e zhvillimit të frazave. Kjo është me të vërtetë një ndërprerje e vetë-iniciuar, ose një drejtim kryesor, që mund të ndryshojë fushën e lojës. Tamam si me Strategjinë Oqeani Blu, nëse jeni të njohur me këtë: Bëhet fjalë për të qenë të hapur për të ndërmarrë rreziqe të mëdha ose lëvizje strategjike për të ndryshuar plotësisht një produkt ose shërbim dhe për ta shndërruar atë në diçka që ndryshon peizazhin konkurrues për atë produkt ose shërbim në favorin tuaj.

Së fundmi, demonstrimi i Guximit për të Drejtuar nënvizon të gjitha ato që thamë më lart, duke përfshirë Kauzën e Drejtë, duke udhëhequr me shembull, duke patur gatishmërinë për të ndërmarrë rreziqe dhe duke qenë mjaft i guximshëm për t’i vënë njerëzit para fitimit.

Si gjithmonë, Sinek shkruan shumë qartë, dhe me një strukturë të saktë. Shembujt e kompanive që ndihmojnë në ndërtimin e koncepteve të tij janë shumë të njohura, gjë që bën të lehtë kuptimin dhe zhvillimin e empatisë ndaj këtyre udhëheqësve të shquar të biznesit.

Libri përmban shumë pika thelbësore, megjithëse jam ndjerë paksa i tërhequr drejt fundit. Ai përfundon mirë, me një seri mesazhesh të shkëlqyera dhe frymëzuese. Teksa, ndonjëherë të kujton paksa dikotominë e Mendësisë të Ngurtë dhe Mendësisë RritëseCarol Dweck, ai kapërcen përtej, në atë të një mendimi të pafundëm që shkon përtej rritjes, por drejt një angazhimi të pafund, drejt një qëllimi. Siç u përmend më herët, nganjëherë ndihet sikur është një ushtrim në termat dhe konceptet e monedhës, duke iu dhënë koncepteve ekzistuese emra të rinj. Sidoqoftë, më pëlqeu vërtetë dhe e pashë shumë të vlefshme. Loja e Pafundme është një tjetër libër i mirë i Simon Sinek, i cili ia vlen të lexohet: Ky iu ndihmon të merrni parasysh drejtimin e biznesit tuaj, dhe të zgjidhni atë që funksionon për ju. Unë shpresoj se shumë biznesmenë do t’i zbatojnë këto praktika.

KUJDES! Ndalohet publikimi i artikullit pa lejen e Leximtarit.

Përgatiti: Albert Gjoka

loja-e-pafundme

Librin e gjeni tek platforma më e madhe online e librit shqip, Bukinis.al

TE DHENAT E LIBRIT

Titulli: Loja e pafundme

Autori Simon Sineku

Botuesi: Minerva 

Përkthyesi: Granit Zela

Faqe: 264

ISBN 9789928265265

Viti i botimit: 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *