Po shfaqen 673–696 nga 921 përfundime gjithsejRenditur sipas çmimesh: nga i ulëti tek i larti

Drita e muzgut

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Romani “Drita e muzgut” ngre pyetje të mëdha mbi psikologjinë e një shoqërie të detyruar t’i mbajë të mbyllura historitë personale deri në fund të jetës. E rrëfyer me sytë e Fridës, sot një grua tetëdhjetëvjeçare në një azil, ngjarja na kthen pas në vitet ’60, ku një dashuri e ndaluar me një burrë të martuar kthehet në një dramë ekzistenciale nën hijen e rreptë të Kishës. Zbuloni pengun e saj të fundit në këtë histori prekëse, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Loje e rrezikshme

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Libri më i fundit i autores fenomenale Colleen Hoover, i botuar vetëm pak muaj më parë në mbarë botën (“Woman Down”), vjen ekskluzivisht në shqip! “Lojë e rrezikshme” është një thriller magjepsës dhe drithërues, në të cilin një shkrimtare e dëshpëruar kërkon muzën në një vend të largët e të izoluar. Por ajo çka gjen atje sfidon çdo pritshmëri… dhe vetë realitetin. Zbuloni këtë bestseller absolut, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

101 tregime te shkurtra – Stefan Çapaliku

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Tregimet e shkurta të Stefan Çapalikut dallohen për një përzierje të veçantë ironie, grotesku, reflektimi filozofik dhe vëzhgimi të mprehtë të realitetit shqiptar. Çapaliku përdor shpesh humor të hollë dhe satirë për të vënë në dukje absurditete sociale, politike apo njerëzore. Edhe kur temat janë serioze, rrëfimi mund të ketë një ton therës.

E paftuara

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Autorja më e shitur e thrillerit psikologjik, B. A. Paris, e cila ka magjepsur miliona lexues me hitet “Pas dyerve të mbyllura” dhe “Terapisti”, kthehet me një tjetër roman drithërues. “E paftuara” ju fton në një shtëpi të mbushur me sekrete, ku kufijtë e miqësisë shkelen dhe vizita e një mikeshës kthehet në një makth tensionues. Zbuloni këtë libër plot mister dhe kthesa të paparashikueshme që do t’ju drithërojnë zemrën, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Mamia e Aushvicit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

I frymëzuar nga një histori e jashtëzakonshme njerëzore, ky roman prekës dëshmon luftën e një gruaje për dashurinë dhe shpresën në një kohë errësire të paimagjinueshme.

I burgosuri – Freida McFadden

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Edhe një tjetër roman tronditës i Freida McFadden vjen në shqip, i cili të mban të mbërthyer deri në faqen e fundit me të papriturat e njëpasnjëshme. “I burgosuri” na sjell historinë drithëruese të Bruk Salivanit, në një eksplorim të thellë të kujtesës, besimit dhe ndikimit të traumave të së kaluarës në të tashmen. Një thriller i mbushur me sekrete, rrezik dhe tradhti që nuk duhet ta humbisni, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Parajsa e bardhe-Living

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Në këtë portretizim të pakrahasueshëm të brishtësisë dhe rezistencës njerëzore, shkrimtarja Kristin Hannah shpalos karakterin e pazbutshëm të pionierëve amerikanë dhe shpirtin e Alaskës në zhdukje: një vend me bukuri të rralla, por me po aq rreziqe. “Parajsa e bardhë” është një roman i guximshëm për dashurinë dhe humbjen, për luftën për mbijetesë dhe për egërsinë që gjendet si në natyrë, ashtu edhe te njerëzit.

E paftuara
-15% Në fokus

E paftuara

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Pas suksesit të jashtëzakonshëm të “Shërbëtorja”, autorja bestseller e New York Times, Freida McFadden, rikthehet me “E paftuara”, thrillerin e saj më të suksesshëm e të frikshëm. Në një natë të errët me stuhi, një vajzë e mitur e mbuluar me gjak shfaqet në dritaren e një shtëpie të izoluar, duke mbajtur një thikë dhe një sekret vdekjeprurës. Eksploroni se deri ku mund të shkojë ajo për të mbijetuar. Gjeni këtë libër që lexohet me një frymë, ekskluzivisht tek Leximtari, duke nisur nga data 3 korrik 2026!

Një verë e artë

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Nga “mbretëresha e leximeve të verës”, Carley Fortune, vjen “Një verë e artë”, një romancë e mrekullueshme për shanset e dyta dhe ndjenjat që i rezistojnë kohës. Alisa rikthehet pas shumë vitesh te liqeni i fëmijërisë për t’u kujdesur për gjyshen, vetëm për t’u përballur me Çarlin, djalin nga e kaluara që i trazon papritur zemrën. Zbuloni këtë libër plot diell, nostalgji dhe emocion, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Vizitorja e pasqyres 2 – Te zhdukurit e dritehenes

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Vëllimi i dytë i serisë fantastike bestseller ndërkombëtar, “Vizitorja e pasqyrës”, vjen më në fund në shqip me “Të zhdukurit e Dritëhënës”! Fitues i çmimit Prix Albertine Jeunesse në vitin 2021, ky libër ju fton të ndiqni aventurat e reja të Ofelisë në Arkën e ngrirë të Polit, mes iluzioneve magjike, intrigave të rrezikshme dhe një dashurie të papritur. Zbuloni këtë kryevepër të fantazisë, tashmë të disponueshme në Leximtari.

Bumerangu i lendimit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Zbuloni fuqinë e fjalëve dhe veprimeve tuaja me “Bumerangu i lëndimit”! Një nga autorët bashkëkohorë më të ndjekur në Turqi vjen me një vepër që prek plagët më të heshtura të zemrës. Një libër thellësisht reflektues për mësimet që lindin nga dhimbja dhe për të vërtetën e thjeshtë e universale: ne gjithmonë korrim atë që mbjellim. A jeni gati të përballeni me veten? Gjeni këtë rrugëtim shpirtëror, tashmë i disponueshëm në Leximtari.

Endacaku i yjeve

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

“Endacaku i yjeve” i shkrimtarit të madh amerikan Jack London rrëfen historinë e një profesori, Darrell Standingut, i mbyllur në San Quentin për vrasje. Gjatë viteve të burgimit, protagonisti u nënshtrohet keqtrajtimeve dhe torturave të tmerrshme fizike e psikologjike. Por arrin të gjejë një mënyrë të jashtëzakonshme për të shpëtuar nga ky kafaz tmerri: mëson nga bashkëvuajtësit teknikën e “vdekjes së vogël”, që i lejon të dalë nga trupi dhe të “shtegtojë mes yjeve”, duke u shndërruar çdo herë në një njeri tjetër, në epoka të ndryshme, përmes rimishërimit. Kështu, vdekja me të cilën është dënuar e humbet kuptimin e saj si fundi i jetës, ndonëse ruan gjithë absurditetin e saj brutal.

Amaneti – Vigdis Hjorth

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Ky roman emocionalisht i fuqishëm dhe prekës është njëkohësisht një vështrim rrëqethës mbi një familje të copëtuar nga plagët e së kaluarës dhe një meditim i thellë mbi natyrën e traumës, të kujtesës dhe të mënyrës se si e shkuara vazhdon të ndikojë në të tashmen.

Te fshehtat e qytetit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Në këtë romancë plot humor nga jeta e një qyteti të vogël, një agjent i pasurive të paluajtshme bëhet befas ëndrra më e madhe e të gjitha nënave beqare – përveç asaj që ai vetë dëshiron.

Vrasje ne shtepine Flit-BDI

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Një zbulim veçanërisht i trishtuar në shkollë e bën këtë hetim për vrasje më sfiduesin në karrierën e saj. Sepse Shtëpia Flit fsheh sekrete më të errëta nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë edhe vetë Xhazi…

Trendafili i mesnates

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme. Trëndafili i mesnatës është një roman magjepsës, mbushur me personazhe të paharrueshme në momente kyç të historisë…

Grate luanesha te Teheranit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

“Gratë luanesha të Teheranit”, i krahasuar me “Gjuetarin e balonave” është një roman magjepsës për miqësinë, dashurinë dhe guximin, si edhe një rrëfim prekës që zbulon fuqinë e jashtëzakonshme të lidhjeve të krijuara në fëmijëri.

Vizitorja e pasqyres 1 – Te fejuarit e dimrit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Të fejuarit e dimrit është vëllimi i parë i një sage emocionuese, që po pushton zemrat e mijëra lexuesve të rinj e të rritur dhe po bëhet një fenomen kulti mbarëbotëror. Të fejuarit e dimrit është pa dyshim një libër shumë interesant, me përshkrime vendesh e atmosferash ndër më të bukurat dhe më të gjallat, me një lojë iluzionesh të vazhdueshme, me një dramë që të magjeps, shumë dinamike, plot kthesa dhe intriga. Herë pas here libri të kujton Lizën në botën e çudirave dhe letërsinë e fantazisë për të rinj, nga Harry Potteri e deri te Muzgu.

Kryeqyteti – Robert Menasse

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Vrite babain

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

“Vrite babain” (Uccidi il padre) është një roman thriller nga shkrimtari italian Sandrone Dazieri, i botuar në shqip nga shtëpia botuese Ombra GVG në vitin 2015 dhe i perkthyer nga Edmond Çali

Rikthimi – Yaa Gyasi

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Romani i jashtëzakonshëm i Yaa Gyasi-t hedh dritë mbi trashëgiminë e dhimbshme të skllavërisë, si për ata që u morën me forcë, ashtu edhe për ata që mbetën pas. Ai tregon gjithashtu se kujtesa e robërisë është ngulitur thellë në shpirtin e kombit.

Divorci – Freida McFadden

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.
-15% Në fokus

E dashur Debi

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Autorja e bestsellerit absolut, Sherbetorja, Freida McFadden vjen me nje tjeter roman per lexuesit shqiptar, E dashur Debi. Ata qe jane mesuar me tensionin dhe ankthin nuk do ta lene pa lexuar as kete liber. Kujdes: Ky triller ka humor te zi

Roze antraciti

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.