Po shfaqen 265–288 nga 908 përfundime gjithsejRenditur sipas popullaritetit

I burgosuri i qiellit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Carlos Ruiz Zafón kthehet në gjininë që u bë i famshëm në të gjithë botën dhe në sagën aq fortë të dashur për lexuesit e tij, me një ndodhi emocionuese që është pjesë e universit letrar të Varrezës së Librave të Harruar. “I burgosuri i Qiellit” lidh sërish dramat e “Hijes së erës” dhe “Lojës së Engjëllit” dhe hedh dritë mbi misteret që kishin mbetur të pazgjidhura, vetëm për të hapur pyetje të tjera shqetësuese. Dhe mbi të gjitha, na tërheq në vorbullën e një tregimi të plot me tension dhe të papritura, duke na joshur me hijeshinë delikate të një Barcelone në dritëhije, që nuk resht së magjepsuri.

Hija e eres

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Hija e eres eshte nje nga romanet me te spikatura te letersise spanjolle dhe europiane, i shkruar mjeshtrisht nga Carlos Ruiz Zafon, qe eshte perkthyer ne mbi 30 gjuhe te ndryshme, duke arritur rekorde shitjesh ne te gjithe Europen. Ky liber shenon fillimin e serise Varreza e librave te harruar, sjelle ne shqip nga shtepia botuese Dituria

Emri i trendafilit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

“Emri i trëndafilit” është romani i parë i Umberto Ekos, mbase edhe njëri nga më të mirat në letërsinë botërore. Pas tij, autori ka botuar romanet “Lavjerrësi i Fukosë”, “Ishulli i një dite më parë” dhe “Baudolino”. Emri i trëndafilit, romani që e bëri të njohur në gjithë botën Umberto Econ, u botua për herë të parë në vitin 1980 dhe tani, pas 32 vjetësh, ai rishfaqet për të tronditur edhe një herë kritikën letrare. Ky botim i ri i Emrit, i rishikuar dhe i plotësuar nga vetë Eco, doli në Itali në janar 2012. Po pse duhej riparë një roman kaq i suksesshëm? “Kryesisht për veten”,- thotë Eco.

Shtepia e shtrember

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Në gjithë këtë tufan të përqendruar brenda katër mureve, Agatha Christie tërheq mjeshtërisht vëmendjen e lexuesit, duke e përfshirë në skutat më të errëta psikologjike të mendjes së personazheve. Në të njëjtën kohë, autorja analizon të fshehtat dhe paqartësitë e marrëdhënieve familjare, kur mes tyre kanë mësyrë elemente jo pak çoroditëse si grykësia materiale, shthurja e moralit zakonor, ambicia shoqërore dhe deri nevoja për arrati nga presionet e jetës borgjeze.

Njerezimi – Nje histori shpresedhenese – Dita

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Femija brenda teje

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Nga Stefanie Stahl, autorja nr. 1 në Gjermani erdhi libri që e kishim pritur me padurim pasi konsiderohet çelësi për zgjidhjen e (thuajse) të gjitha problemeve. Nëpërmjet ushtrimeve praktike do ta njohim Fëmijën e Brendshëm jo vetëm si “Fëmija i Errësirës” por edhe si “Fëmija i Dritës”. Ushtrimet do të na ndihmojnë të hedhim pas krahëve eksperiencat e hershme negative, duke na orientuar drejt mënyrave të  reja të sjelljes, nëpërmjet të cilave do të mundemi të krijojmë marrëdhënie dhe një jetë më të lumtur.

Çelesi i njohurive 5 – Albas

(0)
Çmimi origjinal qe: 550.00 L.Çmimi i tanishëm është: 467.50 L.

Ky libër synon të ndihmojë nxënësit të kujtojnë dhe sistemojnë njohuritë e marra ne lëndën e Gjuhës Shqipe, të Matematikës dhe të Diturisë së natyrës dhe të përgatiten për testimin në fund të vitit. Pavarësisht nga liria alternativ që kanë përdorur në disa lëndë nxënësit, ky libër, hartuar mbi bazën e programit të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për këto tri lëndë bazë, u shërben të githë nxënësve. Aty janë njohuritë që kanë fituar nxënësit në ciklin e ulët fillor.

Mashtrimi I madh-Dudaj

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Nga autori i librit “Kodi i Da Vinçit”, bestseller i New York Times-it, vjen një tjetër roman shpërthyes e modern, që e shpie lexuesin nga thellësitë e acarta të Oqeanit Arktik deri në majat e frikshme të pushtetit në Uashington.

Kodi i Da Vincit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Ky është fenomeni letrar i Dan Brown që theu çdo rekord me mbi 80 milionë kopje të shitura në mbarë botën. Një triller intelektual i jashtëzakonshëm që luan me idenë se e vërteta historike mund të jetë fshehur qëllimisht dhe se arti është një gjuhë sekrete që vetëm pak veta dinë ta lexojnë. Një aventurë që rishkruan historinë e njerëzimit dhe e mban lexuesin me frymë të ndalur nga faqja e parë deri në fund. Zbuloni këtë kryevepër të suspansit ekskluzivisht në Leximtari.

Renia e Kostandinopojes – Steven Runciman

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Historija e Shqiprise – Kristo Floqi

(0)
Çmimi origjinal qe: 2, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 700.00 L.

E vuvosura – Chahdortt Djavann

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

E Vuvosura, romani i autores Chahdortt Djavann, vjen në shqip përmes përkthimit nga origjinali frëngjisht prej Aristidh Shqevit, duke iu bashkuar titujve të Botimeve Jozef. Një vepër që na fton të shohim përtej asaj që duket, të përballemi me të vërteta të vështira dhe të reflektojmë mbi njeriun, shoqërinë dhe plagët që koha nuk i shëron gjithmonë.

Zemer ne ekzil

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Në thelb, romani është rrëfimi i një zemre që ka mbetur peng i kujtimeve dhe që, edhe kur jeta i ofron mundësinë për të dashuruar përsëri, e ka të vështirë të çlirohet nga ajo që ka humbur. Dashuria dhe hakmarrja, pasioni dhe gënjeshtra, faji dhe kujtesa ndërthuren në një histori ku ndjenjat e reja përballen vazhdimisht me plagët e së shkuarës. “Zemër në Ekzil” ngre kështu një pyetje që përshkon gjithë romanin: a mund të gjejë strehë një zemër që prej kohësh jeton në ekzilin e vet?

Theanoja ujkonja e Stambollit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 360.00 L.

Femijet jane mbreter

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 250.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 062.50 L.

Femijet jane mbreter i autores franceze Delphine de Vigan sjell një botë pas realitetit virtual dhe përpjekjes së individit për famë. Por, çfarë vjen pas saj? Nga ekrani tek kanali në youtube, historia e Melanisë na bën të reflektojmë sesi mund të biem pre e situatave dhe e ndryshimit rrënjësor të jetës tonë…

Kujtimi i pare

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Romani Kujtimi i parë i Ana María Matutes është një rrëfim për adoleshencën, për rebelimin dhe për përballjen me botën e të rriturve. Ky roman vjen ne shqip permes perkthimit te Antonio Cikollarit dhe hidhet ne qarkullim nga shtepia botuese Sapere Aude

Lavanderia e Diellit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Tregimet autobiografike të një piktori që kthehet në Tiranën e fëmijërisë së tij nën diktaturë, për të kuptuar se çfarë mbetet pas frikës: plagët, heshtja dhe ëndrrat që askush nuk mundi t’ia marrë.

Ekzorcisti – William Peter Blatty

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 360.00 L.

Më shumë se pesëdhjetë vjet pas botimit të tij të parë, “Ekzorcisti” mbetet një përvojë leximi vërtet e paharrueshme. Një libër që të bën mos ta lëshosh nga dora. Të paktë do të jenë ata lexues që nuk do të tronditen, pasi autori luan mjeshtërisht në atë kufirin e mjegullt mes natyrores dhe mbinatyrores. Rrëqethës.

 

 

 

 

 

Zhdukja e cmimit Nobel

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Duke përdorur këtë linjë narrative në romanin e tij të ri, autori Namik Dokle na përshfaq groteskun provincial të zyrtarëve burokratë, të cilët gërdufen e grinden për një “grimë lavdi”, për një “radhë në librin e historisë”, pa pasur asnjë meritë, pa bërë asnjë sakrificë për të mirën e njerëzve. Romani ngërthen plot situata tragjike dhe lirike, dashuri të sinqerta e tradhti bashkëshortore, ndershmëri sublime dhe hipokrizi të pështirë. Dhe vetëm në faqen e fundit të romanit, marrim vesh se ku shkuan dy fëmijët dhe ku u zhduk “Çmimi Nobel”…

Fantazma e operes – kapak i trashe

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 360.00 L.

Me atmosferën e saj gotike, misterin dhe dramën njerëzore, “Fantazma e Operës” është një nga romanet më të famshme të letërsisë botërore, një histori magjepsëse që zbulon kufirin e brishtë mes dashurisë dhe çmendurisë, bukurisë dhe errësirës. Ky klasik vjen nga Botimet Univers me një botim special, me kapak të trashë.

Fantzama e operes – kapak i holle

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Me atmosferën e saj gotike, misterin dhe dramën njerëzore, “Fantazma e Operës” është një nga romanet më të famshme të letërsisë botërore, një histori magjepsëse që zbulon kufirin e brishtë mes dashurisë dhe çmendurisë, bukurisë dhe errësirës. Ky klasik vjen nga Botimet Univers, përmes përkthimit të Elvis Hysenit.

E mira me gjen

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.

“E mira më gjen” është një roman për vetminë e njeriut modern, për dashurinë, ndërgjegjen dhe kërkimin e së vërtetës përtej asaj që shohin sytë. Përmes historisë së Fysunit, Hakan Mengüç na fton t’i kthejmë sytë nga vetja dhe të pyesim nëse jeta që jemi duke ndërtuar është përnjëmend ajo që dëshirojmë. Sepse jo çdo gjë që fitojmë na pasuron. Dhe jo çdo gjë që humbasim na varfëron.

Sonete – William Shakespeare – Pegi

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Kjo përmbledhje është një takim mes dy mjeshtërve të fjalës: Shekspirit, që u dha zë ndjenjave më të thella njerëzore, dhe Vedat Kokonës, që me ndjeshmërinë e tij poetike i bëri ato të tingëllojnë natyrshëm e bukur edhe në shqip. Sepse koha mund të marrë bukurinë e çastit, por jo bukurinë që mbetet e gjallë në poezi.

Zeri i trete – Anri Sala dialog me Alda Bardhylin

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.