Po shfaqen 241–264 nga 908 përfundime gjithsejRenditur sipas popullaritetit

Plaku dhe deti

(0)
Çmimi origjinal qe: 700.00 L.Çmimi i tanishëm është: 595.00 L.

Maktub

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Një ftesë që secili të zbulojë jetën nga këndvështrime të reja, të kërkojë vetveten, të imagjinojë dhe të realizojë fatin e vet të ndritshëm. “Sot, diku, të pret një thesar. Mund të jetë një buzëqeshje e lehtë ose një fitore e madhe, nuk ka rëndësi. Jeta ka mrekulli të vogla dhe të mëdha.”

Zahiri – hard cover

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Zahiri eksploron potencialin për të përmbushur ëndrrat tona, por njëkohësisht edhe për t’i shkatërruar ato. “Zahir” do të thotë i dukshëm, i pranishëm; diçka ose dikush që fillon të na interesojë ose të na shqetësojë, dhe që arrin të bëhet e vetmja gjë për të cilën ne mendojmë. “Zahiri”, me format dhe dizajn të ri, dhurata që gëzon gjithkënd!

Shkelja e kurores

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Një roman provokues që eksploron me guxim boshllëkun e fshehur pas një jete që, nga jashtë, duket krejtësisht e përkryer. Në qendër të historisë është Linda, një grua 31-vjeçare me një familje të rregullt dhe karrierë të suksesshme në Zvicër, e cila papritur fillon të ndiejë një zbrazëti të pashpjegueshme brenda vetes. Takimi i rastësishëm me një dashuri të vjetër zgjon emocione të harruara dhe e shtyn atë drejt një rruge të rrezikshme, duke e detyruar të përballet me pyetje të vështira mbi lumturinë e vërtetë, pasionin dhe kuptimin e jetës. Zbuloni këtë udhëtim emocional, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Motra ne hije – Historia e Starit

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Sekrete dhe fate të ndërthurura me mjesh-tëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller Shtate motrat, sjelle ne shqip nga shtepia botuese Dituria

Ngadalesia

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Lexuesi, i magjepsur dhe i turbulluar, do të ndjekë rrëfimtarin e Ngadalësisë në një natë vere, ku dy histori joshjeje, të ndara nga një periudhë më shumë se dyqindvjeçare, gërshetohen dhe lëkunden midis sublimes dhe komikes. Në bazën e kësaj fantazie libertine është një meditim i thellë mbi jetën bashkëkohore: për lidhjen e fshehtë midis ngadalësisë dhe kujtesës, për lidhjen midis dëshirës së epokës sonë për të harruar dhe mënyrës se si i jemi dorëzuar demonit të shpejtësisë, si dhe për “balerinët”, të mbërthyer në kthetrat e pasionit për të qenë kudo dhe kurdoherë ekzibicionistë, për të cilët jeta është thjesht një shfaqje e përhershme, e zbrazur nga çdo intimitet dhe çdo gëzim.

Obelisku i zi-BDI

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 250.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 062.50 L.

I përshkuar nga hiret dhe mrekullia e stilit të Remarkut, libri rrëfen për vitet njëzet të shekullit të kaluar, në Gjermani, vite të vështira të një kombi në prag të humnerës dhe, megjithatë, vite në të cilat, sipas autorit të Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit, “shpresa valëvitej mbi ne si flamur dhe ne ende besonim në ato vlera të dyshimta që quhen njerëzi, drejtësi, tolerancë dhe mendonim se një luftë botërore kishte qenë një mësim i mjaftueshëm për një brez”.

Getsbi i madh – Bota Shqiptare

(0)
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.Çmimi i tanishëm është: 765.00 L.

Martin Iden

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Kjo kryevepër klasike ishte dhe mbetet një rrëfim thellësisht intim mbi mrekullinë e punës së palodhur dhe tragjedinë e famës. Historia ndjek një detar të ri nga shtresat e ulëta, i cili udhëhiqet nga një dashuri idealiste për të transformuar tërësisht jetën e tij përmes vetëarsimimit. Por çfarë ndodh kur lavdia e ëndërruar zbulon një botë të cekët e hipokrite? Përkthyer me mjeshtëri të rrallë në vitin 1959 nga gjuhëtari i shquar Shaban Demiraj, ky udhëtim letrar mbi krizën e besimit, origjinalitetin dhe çmimin e suksesit mbetet një lexim i detyrueshëm, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Matematika per Maturen Shteterore – Mediaprint

(0)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

Teksti “Matematika për maturën shtetërore” është hartuar me synim që t’i ndihmojë nxënësit në sistemimin e njohurive matematike, në aspektin teorik dhe atë praktik, duke siguruar zotërimin e kompetencave kryesore të të nxënit të kësaj lënde.

Novela Stefan Zweig – Dituria

(1)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Fakti që novelat e Cvajgut lexohen nga brezat e sotëm (ribotohen pareshtur në shumë gjuhë të botës), është dëshmia më e fortë se ai është një shkrimtar që i flet shpirtit, i cili nuk ndryshon kurrë.

Kumarxhiu

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

I botuar në vitin 1867, ky është një nga romanet më autobiografike dhe të vrullshme të Fjodor Dostojevskit. E shkruar në një kohë rekord për të shlyer një kontratë botuese që rrezikonte ta linte autorin pa të drejta autoriale, kjo vepër e jashtëzakonshme ofron një pasqyrë tronditëse të varësisë, pasionit të verbër dhe vetëshkatërrimit. Një rrëfim i fuqishëm që eksploron momentin kur adrenalina bëhet më e fortë se logjika njerëzore dhe ku dashuria kthehet në një lojë të rrezikshme. Zbuloni këtë kryevepër të tensionuar psikologjike, tashmë në Leximtari.

Ditari i CEO-s

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 400.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 190.00 L.

Ky nuk është një libër vetëm për strategjitë e biznesit, pasi strategjitë ndryshojnë si stinët. “Ditari i CEO-s” trajton diçka shumë më të qëndrueshme: rregullat themelore dhe të forta për të ndërtuar gjëra të mëdha dhe për t’u bërë edhe vetë i madh. Këto rregulla, të rrënjosura në psikologji, shkencë dhe shekuj kërkimesh, mund të vihen në zbatim nga çdokush, pavarësisht industrisë apo profesionit. Zbuloni këtë udhëzues të jashtëzakonshëm, tashmë të disponueshëm në Leximtari.

Kur qau Nicja

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 200.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 020.00 L.

Një nga veprat më të njohura të psikoterapeutit Irvin D. Yalom, si dhe ndër më të komentuarat dhe të shiturat në mbarë botën. Në këtë roman paraqitet një dramë thellësisht tronditëse e dashurisë dhe vullnetit, e cila luhet në mendjen e bërthamës intelektuale që përcaktoi epokën e artë në Vjenën e shekullit të XIX. Një udhëtim i jashtëzakonshëm në thellësitë e psikikës njerëzore dhe një vështrim intim mbi fuqinë shëruese të fjalës dhe miqësisë. Zbuloni këtë kryevepër klasike moderne, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Njembedhjete minuta

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 500.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 275.00 L.

Ky format dhe dizajn i ri është dhurata perfekte që gëzon këdo! Një rrëfim i thellë dhe thellësisht provokues nga mjeshtri brazilian Paulo Coelho, që ndjek rrugëtimin e Maries, një vajze të re e cila mbetet zemërthyer nga përvoja e saj e parë me ndjenjat. A do të mund ajo të përjetojë sërish emocionet e vërteta apo do të humbasë plotësisht rrugën e saj? Zbuloni këtë odise të jashtëzakonshme të vetëzbulimit, trupit dhe shpirtit, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Asgje e re nga fronti i Perendimit

(1)
Çmimi origjinal qe: 800.00 L.Çmimi i tanishëm është: 680.00 L.

I botuar për herë të parë më 1929, “Asgjë të re nga fronti i perëndimit” është konsideruar si një nga librat më të rëndësishëm të shkruar me subjekt nga kasaphana e Luftës së Parë Botërore.

Tre shoke-BDI

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 000.00 L.Çmimi i tanishëm është: 850.00 L.

Romani Tre shokë është i shkruar në veten e parë nga personazhi kryesor Robert Lohkamp, ushtar nihilist i zhgënjyer nga jetën për shkak të përvojave traumatike të përjetura kur luftonte në front në Luftën Franko-Gjermane gjatë Luftës së Parë Botërore. Ai i ndan këto përvoja me Oto Koster dhe Gottfried Lenz, dy shokët me të cilët drejton një dyqan riparimi automobilash në Berlinin e viteve 1920. Në roman trajtohet edhe historia e dashurisë e nihilistit Robert me vajzën e bukur e misterioze Pat.

Vrasja e Roxher Akrojdit

(0)
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.Çmimi i tanishëm është: 765.00 L.

Ky liber eshte votuar në vitin 2013 nga Shoqata Britanike e Shkrimtarëve të Librave të Krimit, si romani më i mirë i kësaj gjinie, i shkruar ndonjëherë! Si i tille, mbetet nje manual brilant i romaneve te zhanrit krim dhe investigim, prandaj nuk duhet lene pa lexuar.

Dhe nuk mbeti me askush

(0)
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.Çmimi i tanishëm është: 765.00 L.

Dhjetë vrasës, të izoluar, viktima tashmë të një vrasësi të padukshëm. Të gjithë personazhet gjenden përballë njëri-tjetrit: fajtorë, akuzues, hetues dhe njëkohësisht vrasës. Derisa, në mënyra nga më të çuditshmet, vriten të gjithë dhe në ishull nuk mbetet më askush. Nje roman qe te mban mberthyer deri ne faqen e fundit nga mjeshtrja e romanit te krimit

Nje kafe ne rere te nxehte

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.

Ky libër zbulon anën e brendshme që fshihet brenda perdes së realitetit. Një jete ndërtuar mbi ëndrrën, dashurinë dhe egoizmin. Aty ku asgjë nuk zgjat përgjithmonë… As lumturia. Dhe, aty ku mbaron ëndrra, fillon realiteti.

Princi i vogel – T-TN

(0)
Çmimi origjinal qe: 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 510.00 L.

Një klasik i përjetshëm dhe nga më të lexuarit në mbarë botën.  Antoine de Saint-Exupéry krijon një vepër që i flet njëkohësisht fëmijës dhe të rriturit brenda nesh, duke na kujtuar të mos harrojmë thjeshtësinë, imagjinatën dhe ndjenjat e pastra.

Mall per ty-TN

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 600.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 360.00 L.

Harlan Coben, autori më i lexuar dhe i klasifikuar i pari në listën e librave më të shitur sipas New York Times-it, vjen me një thriller kushtuar një dashurie të parealizuar dhe një krimi që shoqërojnë jetën e personazhit kryesor të romanit.

Misteri i mjellmes

(0)
Çmimi origjinal qe: 900.00 L.Çmimi i tanishëm është: 765.00 L.

Shkrimtari i mirënjohur Fatos Kongoli vjen me një roman të ri për të gjithë të pasionuarit pas rrëfimit të tij, kësaj radhe duke eksploruar zhanrin e misterit. Përmes kësaj vepre, autori hedh sërish një vështrim kritik mbi “karikaturën” e demokracisë në vendin tonë. Mungesa e drejtësisë, zhdukja e fakteve dhe jetët paralele të shtetarëve që nuk mbajnë përgjegjësi, ndërthuren mjeshtërisht në faqet e këtij libri. Një thriller psikologjik dhe shoqëror që nuk duhet humbur, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.

Clirohu nga shprehia e te qenit vetvetja

(0)
Çmimi origjinal qe: 1, 300.00 L.Çmimi i tanishëm është: 1, 105.00 L.

“Çlirohu nga shprehia e të qenit vetvetja” nga Joe Dispenza eshte nje liber motivues dhe shkencor qe eksploron se si mendja dhe zakonet ndikojne ne jeten tone. Autori tregon se si besimet dhe sjelljet automatike mund te na mbajne te kufizuar dhe ofron teknika praktike per te ndryshuar shprehitë e vjetra, per te zhvilluar vetedijen dhe per te krijuar nje jete me te qete, me te suksesshme dhe me te plote. Libri kombinon neuroshkencen, psikologjine dhe praktikat e meditimit per te ndihmuar lexuesin te arrije ndryshime te thella personale dhe emocionale.