9 autoret klasike shqiptare te letersise per femije

_MG_9205
Ne foto: Panairi Magjia e librit, i organizuar nga Bukinist.al ne mjediset e QTU

Blogu Leximtari dhe platforma online e librit, Bukinist vendosin në promocion veprat që janë shkruar gjatë shekullit të XX dhe që vazhdojnë të pëlqehen nga lexuesit e vegjël edhe në ditët tona

Letërsia për fëmijë ka një traditë të spikatur. Shumë prej veprave i kanë qëndruar kohës dhe mbeten po aq të këndshme edhe sot për lexuesit e vegjël. Seria e ÇufosGaqo Bushakës, “Tregime të moçme shqiptare” të Mitrush Kutelit, por edhe vepra të tjera të autorëve si Petro Marko, Dionis BubaniBedri Dedja, Tahsim Gjokutaj e kanë lexuesin e tyre besnik edhe sot.

Disa prej veprave janë pjesë e programeve të leximeve në shkolla, por ato i kanë qëndruar kohës dhe po lexohen me shumë endje edhe në ditët tona. Veçojmë librin e Mitrush Kutelit, “Tregime të moçme shqiptare”, i cili tashmë ka edhe një botim special, i ngjashëm si botimi i dikurshëm, i shoqëruar me vizatimet e mrekullueshme të piktorit Gazmend Leka.

Lexuesit e vegjën e duan edhe librat e Petro Markos, si “Shpella dhe piratëve” dhe “Fantazma dhe plani 3 + 4” ku për këtë të fundit ka më shumë kërkesa gjatë stinës së verës.

Surpriza magjike mbetet seria e Çufos e Gaqo Bushakës, e cila tashmë prej gati dy brezave vazhdon të zbavisë dhe të gajasë ata që i lexojnë. Janë pesë libra të botuara deri më tani nga shtëpia botuese Çabej, me një tirazh mbi 400 mijë kopje. Dhe, a e dini se së shpejti do të ketë edhe një libër të gjashtë nga kjo seri fantastike?!

Mes librave në seri tërheq vëmendje vazhdimisht edhe kolana Aventurat e Çapaçulit, e Dionis Bubanit, hedhur në qarkullim nga OMSCA-1.

Adelina Mamaqi vazhdon krijimtarinë e saj për lexuesit e vegjël, thuajse pa ndërprerje. Ndonëse vepra e saj është e hedhur në qarkullim përmes botuesve të ndryshëm, sërish ajo ka ç’tju tregojë vogëlushëve. Së fundi, ajo edhe me një libër të ri, “Ne, tani lexojmë vetë”, të botuar nga Mediaprint. Ky libër u shpall si botimi më i mirë i vitit nga Shoqata e Botuesve Shqiptarë në Panairin e Librit Tirana 2020.
Mes poetëve për fëmijë që pëlqehet edhe sot mbetet edhe Tahsim Gjokutaj.

Gjatë muajve të fundit është rikthyer për lexuesit edhe vepra e Prof. Bedri Dedjas. Pas librit “Kalamajt e pallatit tim”, u rihodhën në qarkullim nga botimet Albas edhe tre librat e tjerë: “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit”, “Një udhëtim i rrezikshëm” dhe “Presidenti i planetit të kuq”.

Tashmë, kemi edhe dy emra që kanë hyrë në listën e autorëve të dashur për fëmijë: Shkëlzen Zalli, i ndarë nga jeta në vitin 2020, autor i më se 40 librave për fëmijë, me poezi dhe tregime, dhe Viktor Canosinaj, një ndër tregimtarët më të njohur të letërsisë bashkëkohore për fëmijë dhe të rinj. Të dy këta autorë janë vlerësuar me çmime.

Së fundi, Ministria e Kulturës vlerësoi me çmim si autori më i mirë i letërsisë për fëmijë gjatë vitit 2019, Shkëlzen Zallin, me librin “Kartolina e zileve”.

Edhe Viktor Canosinaj ka fituar disa çmime letrare për veprën e tij për fëmijë dhe të rinj, por libri që ka fituar statusin “klasik” tashmë është vepra “Meriyll”

Gjatë ditëve tona ka autorë si Diana Çuli, Natasha Shuteriqi – Poroçani, Rudina Çupi, Rovena Rrozhani, Edi Gogu, etj., të cilët e kanë ndjekur këtë traditë të bukur dhe kanë krijuar tashmë lexuesin e tyre.

Ky artikull synon të rekomandojnë autorët që tashmë kanë marrë statusin e klasikëve të letërsisë për fëmijë përgjatë shekullit të XX dhe që vazhdojnë të kenë pëlqimin e vogëlushëve edhe në ditët tona.

Gjatë dy dekadave të fundit ka vërshuar një numër i madh librash për fëmijë të përkthyer në gjuhën shqipe, nga vende dhe tradita të ndryshme. Veç sfidave të mëdha të përkthimit, dhe përshtatjes me botën e fëmijës, ka edhe aspekte të tjera të kanë të bëjnë me standardet e shtypshkrimit, apo mendësinë që sjellin. Gjithsesi, breza të tërë lexuesish janë të pasionuar pas autorëve shqiptarë që kanë lëvruar letërsinë për fëmijë gjatë shekullit të XX, – ndonëse edhe kjo letërsi u indoktrinua për qëllime ideologjike, duke e humbur misionin e saj thelbësor për zbavitjen dhe edukimin e vogëlushëve tanë. Shumica e veprave që është shkruar gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XX nuk ka arritur që ti mbijetojë komunikimit me lexuesit e vegjël.

Prandaj, ne kemi veçuar 9 autorë që kanë shkruar kryesisht gjatë shekullit të kaluar dhe i kemi bërë pjesë të rekomandimeve për tu lexuar edhe në ditët tona. Për më shumë, ju ftojmë të ndiqni listën e veprave të përzgjedhura nga blogu Leximtari, dhe që do të jenë pjesë e promovimit nga platforma më e madhe online e librit në Shqipëri, Bukinist.al.

_MG_9181
Ne foto: Panairi Magjia e librit, i organizuar nga Bukinist.al ne mjediset e QTU

1.“Tregime të moçme shqiptare” nga Mitrush Kuteli

tregime-te-mocme-shqiptare

Një kryevepër e magjisë popullore shqiptare që vjen në filitrin rrëfimtar të Mitrush Kutelit: Një nga librat më të shitur të dy dekadave të fundit; një rekomandim i përhershëm për fëmijët dhe një zgjidhje briliante për të kuptuar ashtin e fantazisë shqiptare.

2.“Çufo dhe bubi kaçurel” nga Gaqo Bushaka

cufo-dhe-bubi-kacurel

“Çufoja dhe bubi Kaçurrel” i autorit të dashur për fëmijë, Gaqo Bushaka, ka mbijetuar kohës për më shumë se 30 vjet dhe vazhdon të bëjë sërish “prapësira”. Si i tillë, ai përcjell te fëmijët shpirtin e lirë dhe aventurën, nxit fantazinë dhe pasuron botën e lexuesve të vegjël parreshtur…

  1. “Shpella e piratëve” nga Petro Marko

shpella-e-pirateve

“Shpella e piratëve” është një nga romanet e mirënjohura të shkrimtarit tonë të dashur Petro Marko. Ky roman është dramatizuar dhe inskenuar në disa variante dhe ndonëse libri është botuar për herë të parë në 1964, vazhdon të ngjallë kureshtinë e lexuesve të vegjël edhe në ditët tona.

  1. “Aventurat e Çapaculit” nga Dionis Bubani

aventurat-e-capaculit

Aventurat e Çapaculit” i Dionis Bubanit ka fituar çmimin e Shoqatës Mbarëkombëtare të Letërsisë për Fëmijë, 2001. Ky libër pason botimin e parë me titull Çapaçuli dhe ndiqet edhe nga katër libra të tjerë, të botuara nga OMSCA-1.

  1. “Heroizmat e Fatbardh Pikaloshit” nga Bedri Dedja

heroizmat-e-fatbardh-pikaloshit

Aventurat me fyej magjikë e katallanë të Fatbardh Pikaloshit vijojnë të magjepsin fëmijët anembanë. “Babai” i Fatbardh Pikaloshit, shkrimtari i njohur për fëmijë, Bedri Dedja, ju fton në portat e botës së tij magjepsëse të përrallave. Në këtë libër do të njihni heroizmat e famshme të Pikaloshit dhe miqësinë e tij jo të zakonshme me Qenin Qimekuq-Zemërbardhë.

  1. “Ne, tani lexojmë vetë” nga Adelina Mamaqi

ne-tani-lexojme-vete

Jeni në klasë të parë! Sapo keni mbaruar abetaren! Antologji e dedikuar për fëmijët që sapo kanë mësuar të lexojnë! Tashmë mund të lexoni vetë librin Tuaj! Praktikoni leximin dhe argëtohuni me historitë e bukura! 26 tregime, përralla dhe poezi! Adelina Mamaqi është shkrimtarja më e dashur e fëmijëve. Në krijimtarinë e saj ka 60 libra me vjersha, përralla dhe tregime.

  1. “Kush e hëngri akulloren” nga Tasim Gjokutaj

kush-e-hengri-akulloren

Tahsim Gjokutaj është ndër vjershëtorët më të dashur për fëmijë. Vargu i tij ka ritëm, fantazi dhe befasi, duke i dhënë vogëlushëve një kënaqësi të përhershme teksa recitohen vargjet e tij në festa të ndryshme. Edhe sot, pas shumë dekadash krijimtaria e tij është e pëlqyer nga vogëlushët.

  1. “Kartolina e zileve” nga Shkëlzen Zalli

kartolina-e-zileve

Me këtë libër Shkëlzen Zalli ka fituar çmimin si botimi më i mirë për fëmijë i botuar gjatë vitit 2019. Këtë vlerësim e ka dhënë juria e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit në çmimet vjetore që u dhanë në dhjetor të vitit të shkuar. Shkëlzen Zalli mbetet ndër vjershëtorët dhe rrëfimtarët më të dashur për fëmijë, sidomos për grup-moshat 5-10 vjeç.

  1. “Meriyll” nga Viktor Canosinaj

meriyll

Ky libër flet për Merin, një vajze 13 vjeçare e cila ka një motër dhe një vëlla; Noren dhe Albin. Merit i vdiq e ëma dhe ajo duhet ta mbante e vetme shtëpinë !

Kjo sagë tragjike, plot ngjarje të dhimbshme dhe sfida jete, i mban të lidhur lexuesit e vegjël deri në faqen e fundit.

Përgatiti materialin Albert Gjoka

_MG_9185
Ne foto: Panairi Magjia e librit, i organizuar nga Bukinist.al ne mjediset e QTU

Të gjithë librat e rekomanduara, i gjeni në platformën më të madhe online të librit në Shqipëri, Bukinist.al

Për më shumë, ma shkruani tek: info@bukinist.al ose na telefononi: 044508282

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *