Autor: Lucinda Riley

Lucinda Riley është shkrimtare e njohur irlandeze e cila njihet për suksesin me serinë 7 motra, e cila është përkthyer në dhjetëra gjuhë të botës, përfshirë edhe në gjuhën shqipe. Ajo ka lindur më 16 shkurt 1965 në Irlandë.

Pas karrierës si aktore në filma, teatër e televizion, shkroi librin e parë, në moshën 24-vjeçare.

Saga e Shtatë motrave është kthyer në fenomen botëror dhe një kompani hollivudiane produksioni ka blerë të drejtat për një seri televizive bazuar mbi këta libra.

Librat e saj janë nominuar për çmime të ndryshme: Bancarella (Itali), The Lovely Books (Gjermani) dhe çmimin Romantic Novel of the Year (Britania e Madhe). Më 2020, fitoi çmimin holandez Platinum, për më tepër se 300 000 kopjet e shitura për një roman të vetëm brenda një viti – çmimi për herë të fundit ishte fituar nga J. K. Roëling për Harry Potterin. Autore bestseller e Sunday Times dhe Neë York Times.

Në bashkëpunim me të birin, Harry Whittaker, shkroi një seri librash për fëmijë: The Guardian Angels. Për shumë vite jetoi në Norfolk të Anglisë dhe më 2015 realizoi ëndrrën e saj, duke blerë një fermë të veçuar në West Cork, Irlandë, të cilën përherë e ndjeu si shtëpinë shpirtërore. Këtu shkroi edhe pesë librat e fundit të sagës.

Më 2017, Lucinda u diagnostikua me kancer dhe më 11 qershor 2021 ndërroi jetë, e rrethuar nga familja e saj. Libri i fundit i serisë “7 motra”, Pa Salti është shkruar bashkë me djalin e tij.

Librat e Lucinda Riley të përkthyer në 37 gjuhë vazhdojnë të emocionojnë lexuesit anembanë botës.

Romanet e kësaj autoreje janë përkthyer në shqip nga Agim Doksani, Albana Nexhipi Lekaj, Arta Marku, etj. Ato janë botuar nga Dituria. Për ata që duan t’i kenë në bibliotekën e tyre, romanet e Lucinda Riley i gjeni tek Leximtari.al

Po shfaqen krejt 15 përfundimetRenditur sipas më të rejave

Trendafili i mesnates

(0)
1, 400.00 L

Në harkun e katër brezave, Trëndafili i mesnatës kalon nga pallatet vezulluese të maharaxhave të mëdhenj të Indisë në kështjellat madhështore të Anglisë, duke ndjekur jetën e jashtëzakonshme të një vajze të jashtëzakonshme, Anahita Çavanit, nga viti 1911 deri në ditët e sotme. Trëndafili i mesnatës është një roman magjepsës, mbushur me personazhe të paharrueshme në momente kyç të historisë…

Vrasje ne shtepine Flit-BDI

(0)
1, 400.00 L

Një zbulim veçanërisht i trishtuar në shkollë e bën këtë hetim për vrasje më sfiduesin në karrierën e saj. Sepse Shtëpia Flit fsheh sekrete më të errëta nga sa mund të kishte imagjinuar ndonjëherë edhe vetë Xhazi…

Kenga e fundit e dashurise

(0)
1, 500.00 L

Nga autorja bestseller e serisë Shtatë motrat, vjen këtë herë një histori dashurie që të prek zemrën, mes botës së rokut të viteve ’60, famës, ëndrrave dhe sekreteve që ndryshojnë gjithçka. “Kënga e fundit e dashurisë” është një roman magjepsës mbi humbjen, shpresën dhe dashurinë që mbetet edhe kur gjithçka tjetër ndryshon. Zbuloni këtë vepër prekëse, e cila del në qarkullim për lexuesit duke nisur nga data 22 korrik 2026, tashmë e disponueshme në Leximtari.

Shtate motrat

(0)
1, 400.00 L

Njihuni me nje nga historite me mbreselenese te letersise bashkekohore, e cila shenon siparin e nje sage me 8 vellime. Lucinda Riley me serine Shtate motrat ka shenuar rekorde ne mbare boten por, edhe mes lexuesve shqiptare. Ky eshte vellimi i pare, qe mban te njejtin emer me kete seri te paharrueshme, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dituria

Drite nga dritarja

(0)
1, 500.00 L

Zë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.

Kopshti i takimeve te fshehta

(0)
1, 600.00 L

Një histori që alternohet mes botës magjike të Parkut Uarton në Angli dhe Tajlandës gjatë Luftës së Dytë Botërore, e mbushur me sekrete, pasione e gënjeshtra dhe në fund me shpagim, kjo është në qendër të këtij romani romantik e prekës.

Atlasi, historia e Pa Saltit

(0)
1, 600.00 L

Pas një jete të tërë me dashuri e humbje, duke kapërcyer pareshtur kufij dhe oqeane, libri Atlasi. Historia e Pa Saltit, me bashkautor Harry Whittakerin, shënon fundin mahnitës dhe të paharrueshëm të serisë Shtatë motrat të Lucinda Rileyt.

Motra e perlave. Historia e Sisit

(0)
1, 500.00 L

Me këtë libër të katërt emocionues të sagës bestseller Shtatë motrat, Lucinda Riley na jep një histori plot intriga e pasion, me kthesa dhe personazhe të paharrueshme.

Motra ne stuhi. Historia e Allit

(0)
1, 500.00 L

Motra në stuhi është libri i dytë i serisë magjepsëse të Lucinda Rileyt, bazuar në rrëfimin mitologjik të një yjësie të famshme. Ai vjen pas librit të parë Shtatë Motrat. Historia e Majës, bestseller në të gjithë botën dhe i mirëpritur nxehtësisht edhe nga lexuesi shqiptar.

Motra ne hije – Historia e Starit

(0)
1, 500.00 L

Sekrete dhe fate të ndërthurura me mjesh-tëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller Shtate motrat, sjelle ne shqip nga shtepia botuese Dituria

Motra e humbur

(0)
1, 600.00 L

Gjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë e më shumë do ta mbani frymën pezull në këtë libër të shtatë të sagës epike Motra e humbur – të kthyer tashmë në bestseller ndërkombëtar Shtate motrat, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dituria.

Motra e henes. Historia e Tigit

(0)
1, 500.00 L

Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuse Dituria. Nje sage qe ka bere per vete zemrat e miliona lexuesve ne mbare boten.

Motra e diellit

(0)
1, 600.00 L

Nga atmosfera frenetike e Manhatanit në fushat e mrekullueshme, të egra e të gjera të Afrikës, Motra e diellit është vëllimi i gjashtë i Shtatë Motrave, serisë epike me miliona kopje të shitura të Lucinda Rileyt. Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur…

Dhoma e fluturave

(0)
1, 400.00 L

Dhoma e fluturave, – nje tjeter liber fantastik nga autorja e serise bestseller, Shtate motra. Personazhe të paharrueshme dhe të vërteta tronditëse në këtë roman të ri magjepsës të autores bestseller Lucinda Riley.

Sekreti i Helenes – Dituria

(0)
1, 500.00 L

Këtë herë Lucinda Riley na merr me vete në një nga ishujt më magjepsës të Mesdheut, duke na dhuruar një tjetër histori plot të papritura, sekrete, emocione… Një roman emocionues bashkëkohor… E mbushur me ngjyrën, atmosferën dhe nxehtësinë përvëluese të Qipros së bukur, kjo është një histori prekëse për marrëdhëniet familjare në të gjitha brezat, lidhjet që na mbajnë shtrënguar përmes fijeve ndonjëherë të padukshme dhe për natyrën komplekse të ‘familjes’ në botën moderne…