Po shfaqen 1–24 nga 69 përfundime gjithsejRenditur sipas çmimesh: nga i larti tek i ulëti
Me thuaj kush jam
1, 800.00 LMe thuaj kush jam, – nje tjeter roman i arrire nga shkrimtarja spanjolle Julia Navarro, i cili te ben te kuptosh me mire dramat dhe krizat e individit dhe identitetit ne kohen tone. Madridi, Barcelona, Parisi, Moska, Berlini, Londra, Varshava, Buenos Aires dhe Meksika janë vetëm disa nga vendet ku zhvillohet skenari i kësaj vepre të madhe rreth totalitarizmit në historinë e ditëve tona.
Qello, tashme jam i vdekur
1, 800.00 LNë një kontekst historik të ndërlikuar dhe të veçantë në llojin e vet, në një udhëtim që na çon nga Shën Petërburgu në Jerusalem, duke kaluar nëpër Varshavë e Paris, Julia Navarro përfshin aventurën epike të dy familjeve të destinuara për t’u përballur përmes tradhtive, vuajtjeve, dashurive të pamundura dhe ëndrrave të prera në mes, duke na dhënë historinë intensive dhe prekëse të dy burrave kurajozë që ditën të kapërcenin dallimet politike e fetare falë miqësisë së tyre të pashembullt.
Labirinti i shpirtrave-BDI
1, 800.00 LLabirinti i Shpirtrave është një roman pasionant, plot intriga dhe aventura. Përmes këtyre faqeve do të zbulojmë finalen madhështore të sagës Varreza e librave te harruar, që ka filluar me Hijen e erës, e cila arrin këtu kulmin e forcës dhe njëkohësisht i ngre një himn madhështor botës së librave, artit të rrëfimit dhe lidhjes magjike midis letersise dhe jetes.
Race e keqe
1, 600.00 LMe një zë mjeshtëror, Ugo Barbàra sjell një rrëfim të mahnitshëm, duke e skalitur këtë histori me një ritëm të vrullshëm që gëzon elementet e një romani të madh: personazhe thellësisht njerëzore, dashuri dhe fate për t’u përmbysur! Romani Racë e keqe ndjek ngjitjen e një familjeje të jashtëzakonshme që përballet me trazirat e historisë dhe mallkimin që godet ata që nuk mjaftohen me të tashmen e zakonshme.
Kopshti i takimeve te fshehta
1, 600.00 LNjë histori që alternohet mes botës magjike të Parkut Uarton në Angli dhe Tajlandës gjatë Luftës së Dytë Botërore, e mbushur me sekrete, pasione e gënjeshtra dhe në fund me shpagim, kjo është në qendër të këtij romani romantik e prekës.
Atlasi, historia e Pa Saltit
1, 600.00 LPas një jete të tërë me dashuri e humbje, duke kapërcyer pareshtur kufij dhe oqeane, libri Atlasi. Historia e Pa Saltit, me bashkautor Harry Whittakerin, shënon fundin mahnitës dhe të paharrueshëm të serisë Shtatë motrat të Lucinda Rileyt.
Motra e humbur
1, 600.00 LGjithnjë e më shumë aventura, gjithnjë e më shumë do ta mbani frymën pezull në këtë libër të shtatë të sagës epike Motra e humbur – të kthyer tashmë në bestseller ndërkombëtar Shtate motrat, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuese Dituria.
Motra e diellit
1, 600.00 LNga atmosfera frenetike e Manhatanit në fushat e mrekullueshme, të egra e të gjera të Afrikës, Motra e diellit është vëllimi i gjashtë i Shtatë Motrave, serisë epike me miliona kopje të shitura të Lucinda Rileyt. Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur…
Bibla prej argjile
1, 600.00 LJulia Navarro sjell nje tjeter roman mbreselenes per lexuesit, Bibla prej argjile, nje udhetim magjik dhe mistik ne kohe dhe hapesira te ndryshme. Romani vjen i perkthyer nga Arta Marku dhe botohet nga Dituria.
Udhetime ne Ballkan 1857 – 1870
1, 500.00 LGuillaume Lejeani u ngarkua nga qeveria franceze me gjashtë misione. Ai përshkoi shumë herë vargmalin e Ballkanit dhe, i mbështetur nga personalitete shkencore franceze, gjermane e austriake, dha ndihmesë të madhe për hartografinë e rajonit dhe njohjen e popujve të tij.
Cifti francez
1, 500.00 LCifti francez është një roman i fuqishëm për çmimin e pushtetit, brishtësinë e marrëdhënieve njerëzore dhe betejat e padukshme të kohës sonë. Sepse luftërat më të mëdha nuk zhvillohen gjithmonë në fushën e betejës, por në korridoret e politikës, në gjykata, në media dhe në ndërgjegjen e secilit.
Perandoresha e Pjetrit – Vellimi 1
1, 500.00 LZbuloni historinë e vërtetë dhe tronditëse të Katerinës I me “Perandoresha e Pjetrit – vëllimi 1”. Ky roman shpalos përplasjen mes kulturave lindore dhe perëndimore brenda një martese toksike, dhunën, varësinë dhe luftën e pamëshirshme për pushtet. Një rrëfim i thellë për jetën e një gruaje me identitet të copëtuar, por të aftë të ringrihet gjithmonë, e cila i mbijetoi skllavërisë për t’u bërë perandoresha e parë ruse. Një vepër e jashtëzakonshme, tashmë e disponueshme në Leximtari.
I ringjalluri
1, 500.00 LMjeshtri i thrillerit nordik, Lars Kepler, rikthehet me një tjetër roman drithërues që do t’ju lërë pa frymë. “I ringjalluri” sjell sërish detektivin e famshëm Jona Lina dhe Saga Bauer në një garë të rrezikshme me kohën kundër një vrasësi të pamëshirshëm, i cili po eliminon kriminelët më të rrezikshëm të Europës. Një histori tronditëse ku e kaluara refuzon të qëndrojë e varrosur, plot mister, hakmarrje dhe tension psikologjik, tashmë e disponueshme në Leximtari.
Ekzekutuesi
1, 500.00 LNga dyshja e autorëve të bestsellerit “Hipnotizuesi” vjen një tjetër triller tronditës me protagonist detektivin e palodhur finlandez, Jona Lina. Një udhëtim shastisës dhe thellësisht shqetësues në thellësitë e maktheve tona më të errëta. Kur dukjet janë vetëm një vel mashtrues dhe kufijtë mes realitetit e iluzionit fshihen, lexuesi tërhiqet në një vorbull hetimesh të pashpjegueshme ku asgjë nuk është siç duket. Zbuloni këtë enigmë të jashtëzakonshme kriminale skandinave që do t’ju mbajë zgjuar gjatë gjithë natës, ekskluzivisht në Leximtari.
Drite nga dritarja
1, 500.00 LZë unik dhe i pangatërrueshëm i narrativës romantike, Lucinda Riley ka shkruar një tjetër histori dashurie dhe pasioni, një histori të vrullshme mes të shkuarës dhe të tashmes, që të magjeps, të pështjellon e të rrëmben.
Motra e perlave. Historia e Sisit
1, 500.00 LMe këtë libër të katërt emocionues të sagës bestseller Shtatë motrat, Lucinda Riley na jep një histori plot intriga e pasion, me kthesa dhe personazhe të paharrueshme.
Motra ne hije – Historia e Starit
1, 500.00 LSekrete dhe fate të ndërthurura me mjesh-tëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller Shtate motrat, sjelle ne shqip nga shtepia botuese Dituria
Motra e henes. Historia e Tigit
1, 500.00 LMotra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley, hedhur ne qarkullim nga shtepia botuse Dituria. Nje sage qe ka bere per vete zemrat e miliona lexuesve ne mbare boten.
Njeriu i reres
1, 500.00 LTrilleri bestseller ndërkombëtar numër 1 nga dyshja e famshme që shkroi “Hipnotizuesin” rrëfen historinë rrëqethëse të një vrasësi serial thellësisht manipulues dhe të dy agjentëve të shkëlqyer të policisë që duhet ta mposhtin atë në lojën e tij vdekjeprurëse. Zbuloni një rrëfim plot mister dhe tension psikologjik, ku një e kaluar e mbyllur rikthehet befas për të përndjekur të gjithë. Një udhëtim i errët skandinav që sfidon logjikën dhe guximin, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Gjuetari i heshtur
1, 500.00 LNë këtë libër të ri të serisë më të shitur ndërkombëtarisht, detektivi i famshëm Jona Lina rikthehet përkohësisht në polici për të zgjidhur një seri vrasjesh të çuditshme që sa vijnë e bëhen edhe më të tmerrshme. Një triller i errët skandinav që ju mban mbërthyer nga faqja e parë deri në të fundit, teksa një grabitqar i frikshëm fshihet në hije duke pritur momentin e hakmarrjes. Zbuloni një tjetër mister drithërues nga dyshja e njohur e autorëve, tashmë ekskluzivisht në Leximtari.
Sekreti i Helenes – Dituria
1, 500.00 LKëtë herë Lucinda Riley na merr me vete në një nga ishujt më magjepsës të Mesdheut, duke na dhuruar një tjetër histori plot të papritura, sekrete, emocione… Një roman emocionues bashkëkohor… E mbushur me ngjyrën, atmosferën dhe nxehtësinë përvëluese të Qipros së bukur, kjo është një histori prekëse për marrëdhëniet familjare në të gjitha brezat, lidhjet që na mbajnë shtrënguar përmes fijeve ndonjëherë të padukshme dhe për natyrën komplekse të ‘familjes’ në botën moderne…